Tonet më të preferuara për sezonin, sipas kësaj marke, janë: portokallia, blu, e artë, tone të ndezura në ngjyrë të kuqe, e zeza, ose e kuqja.
Përveç fustaneve të punuar në perfeksion kjo linjë përmban edhe çanta të madhësive të ndryshme të gjitha të punuara me lëkurë, pa harruar të theksojmë vendosjen e rripave dhe veshjen e sandaleve metalike, të cilat e bëjnë edhe më shumë atraktive pamjen tuaj.
Shikoni disa nga veshjet më të bukura të sezonit vetëm në setin fotografik të këtij brendi. /Telegrafi/