Site icon Telegrafi

Versace do ta qepë fustanin e dasmës së Angelina Jolie

Angelina sugjerimet e tyre i ka marrë seriozisht, kështu që ato i dërgoi në shtëpinë e modës “Versace”, ku sipas tyre do të qepet edhe fustani.

Fejesa e aktores 36-vjeçare dhe aktorit 48-vjeçar më së shumti i ka gëzuar fëmijët e tyre Maddox (10), Pax (8), Zahara (7), Shillow (5), Knox (3) dhe Vivien (3), të cilët shumë shpejt pas fejesës kanë filluar punën rreth organizimit të dasmës, kështu që nënës ia kanë vizatuar disa torta të martesës si dhe fustanin e nusërisë, me të cilin dëshirojnë ta shohin para altarit. /Telegrafi/

Exit mobile version