Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) i bëri vërrejtje publike Peco Talevskit, i cili përgjat funksionit ”pjesëtar i këshillit të Komunës së Novacit” ka kryer edhe funksionin drejtues i “Objektit Shëndetësor Privat” – ordinancën për mjekësi të përgjithshme në fshatin Dedebalci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën e sotme thonë se KSHPK ka arritur të vërtetojë personin i cili ka kryer funksion të dyfishtë dhe kanë kërkuar që të largohet nga njëri në afat prej 15 ditësh, nga dita e shpalljes së njoftimit.
Talevski, siç thonë ata, nuk ka reaguar pas vërrejtjes nga KSHPK, përshkak se sipas nenit 23 paragrafin 3 nga ligji për parandalim të ndeshjes së interesave, KSHPK ka sjellur vendim që t’i tërhiqet vërrejtja publikisht./Telegrafi/