Site icon Telegrafi

Verratti: Refuzova Barçën, vendosa të qëndroj te PSG

Marco Verratti ka zbuluar se ‘ka pasur diçka’ me Barcelonën, por insiston se ka vendosur të qëndroj në Paris Saint-German, madje edhe para se të transferohet Neymari.

Verratti ishte shumë i lidhur me Barçën gjatë pjesës së parë të verës, por katalanasit nuk arritën të binin dakord për çmimin me PSG-ë, të cilët më vonë nënshkruan me Neymarin për një rekord botëror prej 222 milionë euro.

Lexo po ashtu Si mund t’i harxhojë Barcelona 222 milionë euro të fituara nga Neymar - Tre sulmues dhe tre mesfushorë në radarin e katalunasëve (Foto)

“Barcelona? Kishte diçka, por nuk shkoi aq larg. Nuk kemi pasur negociata të tjera”, ka thënë fillimisht Verratti për Sky Sport Italia.

“Vendosa të qëndroj në këtë rrugë dhe jam i lumtur për të”.

“A e ndryshoi Neymari mendjen time? Kam zgjedhur rrugën më parë. Nuk e dija që Neymar do të vinte këtu”, përfundoi italiani. /Telegrafi/      

Exit mobile version