Site icon Telegrafi

Verratti: PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori italian, Marco Verratti ka folur për Ligën e Kampionëve, për të cilën mendon që skuadra e tij, Paris Saint-German mund ta fitojë atë.  

Verratti ka folur për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, të cilën PSG e fitojë me rezultat të thellë 0-5 ndaj Celticut, teksa paraqitja e mirë e bënë optimist italianin që mendon se skuadra e tij mund ta fitojë gjithë trofeun në fund.

Lexo po ashtu Neymar – Mbappe – Cavani marshojnë në Skoci për fitore (Video)

“Ishte mbrëmje e përsosur. Ishte e rëndësishme për të fituar ndeshjen e parë larg nga shtëpia, dhe ku shënuam shumë gola. Mendoj se kemi dërguar një mesazh për veten tonë”, ka thënë fillimisht Verratti për Gazzetta dello Sport.

“Ne e dimë se Liga e Kampionëve është objektivi ynë, dhe duke luajtur në këtë mënyrë mund të shkojmë larg”.

“Nëse mendojmë të jemi një ekip i shkëlqyeshëm dhe, mbi të gjitha, një grup i madh, nuk do të jetë e lehtë për askënd që të na mundë”.

Lexo po ashtu Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

“Jemi me fat që kemi sulmues si Neymar, Mbappe dhe [Edinson] Cavani. Ne kemi një nga sulmet më të mira në Evropë dhe është një burim i rëndësishëm. Kundër Celticut ata u provuan të jenë vdekjeprurës”.

“Detajet do të bëjnë dallimin, është shumë shpejt për të thënë nëse mund ta fitojmë atë. Ne duhet ta marrim atë nga një ndeshje, të japim gjithçka dhe të përpiqemi të shkojmë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Por po, unë mendoj se kemi mjetet e duhura për ta bërë këtë”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/

Exit mobile version