Paris Saint Germain ka futbollistë që ende nuk janë mësuar me idenë që do të kenë shok skuadre Lionel Messin dhe njëri prej tyre është Marco Verratti.
Në një intervistë, mesfushori italian foli për hijeshinë e Lionel Messit dhe madhështinë që përcjell emri i tij.
Jo vetëm Verratti por edhe të tjerë futbollistë të Paris Saint Germain presin me padurim që ylli argjentinas të zbresë në fushë për të shijuar në çdo ndeshje magjinë e tij.
“Të kesh Messin këtu është e pabesueshme. Nuk e besoja se kishte ardhur deri në momentin që e pashë këtu”.
“Ndoshta Leo nuk flet shumë, por ai ka shumë personalitet dhe mund ta ndjesh atë në fushë”.
“Është një udhëheqës, kampion dhe i dashur jo vetëm nga ata që janë tifozë të Barcelonës apo PSG-së. Nuk mendoj se do ketë vështirësi të përshtatet këtu”, ka thënë Marco Verratti.
Paris Saint Germain e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të Ligue 1 duke grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e para të kampionatit francez./Telegrafi/