Site icon Telegrafi

Verratti: Nuk kam arsye që të largohem prej PSG-së

Marco Verratti është një ndër futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Mesfushori i kombëtares italiane që luan për Paris Saint-Germain në muajt e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm te disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

“Jam mirë në Paris, nuk shikoj asnjë arsye se përse duhet të largohem. Unë punoj për të fituar sa më shumë që të jetë e mundur, ëndrra ime është ajo që të fitoj këtu për momentin”, ka thënë italiani për mediat franceze.

Kujtojmë për mesfushorin kanë shprehur interesim Juventusi, Bayern Munich, Real Madrid dhee Barcelona, por ish futbollisti i Pescarës, në këtë formë ka qetësuar tifozët e skuadrës së PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version