Site icon Telegrafi

Verratti ndihet krenar me paraqitjet e Balotellit në Nice

“Më vjen mirë që Balotelli ka shënuar përsëri: është një pasuri e futbollit italian, është akoma i ri dhe mund t’i japë shumë kombëtares”.

Këto kanë qenë fjalët e Marco Verratti-t, në ditën e parë të grumbullimit me kombëtaren e Italisë, që do të ndeshet të enjten me Spanjën, ndeshje e vlefshme për fazën eliminatore të Rusi 2018.

“E dija se Mario do të rilindte në Francë”, ka thënë mesfushori i Paris Saint-Germain. “Sigurisht, nuk mjaftojnë katër ose pesë ndeshje, duhet vazhdimësi. Shpresoj ta gjejë te Nice”, ka thënë më tutje italiani.

Sipas Verratti-t, “rikuperimi” i Balotelli-t do të ishte shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Italisë: “Do të ishte një ndihmë e madhe për ne”.

Exit mobile version