Barcelona është kualifikuar për në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Katalonasit pas disavantazhit prej katër golave në takimin e parë, arriti të përmbyste gjithçka dhe të triumfoi me rezultatin 6-1 kundër PSG-së.
Por, kampionët spanjoll në momentin që pësuan gol (3-1) më nuk kishin besuar se do ta rikthenin rezultatin, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku thotë mesfushori i skuadrës parisiene, Marco Verratti, i cili pohon se disa futbollistë të Barçës i kishin thënë se gjithçka ka mbaruar.
“Pas golit të Edinson Cavanit, lojtarët e Barcelonës më thanë se gjithçka kishte mbaruar”, ka thënë Verratti për L’Equipe.
“Të pranon tre gola për shtatë minuta, kjo është e pashpjegueshme, por ky është futbolli. Këtë takim kurrë nuk do të harroj. Shpresoj se do të shërbejë si një mësim për të gjithë ne”
“Kualifikimi i Barcelonës është i merituar. Ishte e vështirë të luash kundër tyre. Ata bënin shumë presion.
Ne duhet të gjejmë forcë për të ngritur kokën”. /Telegrafi/