Telegrafi

Verratti ‘konfirmon’ transferimin e Donnarummas te PSG

Transferimi i portierit Gianlugi Donnarumma te Paris Saint-Germain është vetëm çështje ditësh, pasi tashmë kanë ardhur konfirmimet e para.

PSG nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar të verës dhe transferimi i portierit italian, Donnarumma, pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Është bashkëlojtari i tij te kombëtarja e Italisë, Marco Verratti, i cili ka ‘konfirmuar’ transferimin e Donnarummas te PSG.

Lexo po ashtu Ramos, Hakimi, Donnarumma - PSG brenda muajit kompleton tre super transferimet

“Ai meriton të bashkohet me një klub të madh evropian për të pasur ambicien për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Jam i lumtur që kam Donnarumman si shok të ri të ekipit në PSG. Ai do të na ndihmojë shumë”, ka thënë Verratti.

Ndryshe, PSG gjatë ditës konfirmoi transferimin e Sergio Ramosit, ndërsa para disa ditësh kompletoi edhe lëvizjet për Giorginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimi. /Telegrafi/