Marco Verratti po mendon largimin e tij nga Paris-Saint Germain gjatë verës.
Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’, Verratti ka udhëzuar agjentin e tij për t’i siguruar atij një largim nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.
Mesfushori italian është thellësisht i mërzitur pasi kampionët e Ligue 1 u eliminuan nga Liga e Kampionëve kundër Barcelonës.
Ndërsa, raportet e gazetave në lidhje me jetën e tij private kanë shtyrë tashmë atë të mendoj seriozisht largimin.
Italian i ri nuk do të ketë problem të gjej skuadër, pasi skuadra të mëdha evropiane janë vënë tash e sa kohë pas shërbimeve të tij.
Barcelona, Interi, Juventusi dhe Bayern Munichu kanë mbajtur tash e sa kohë një interesim në Verrattin dhe ka të ngjarë të jenë në garë për të nënshkruar me atë në fund të sezonit.
Çmimi i ish-mesfushorit të Pescaras besohet të sillet rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/