Telegrafi

Verratti i hapur për transferim te Man Unitedi

Marco Verratti e ka quajtur Barcelonën si destinacionin e tij të parë, por është i hapur për transferimin gjatë verës edhe në Manchester United.

Mesfushori reprezentues i Italisë thuhet se po kërkon të detyrojë largimin e tij nga Parisi, pasi ka kaluar pesë sezone në kryeqytetin francez.

Lexo po ashtu United kontakton Verrattin

Ishin gjigantët katalunas, Barcelona, të cilët kërkuan me ngulm shërbimet e tij, me raportet e mediave që thoshin se janë gati të ofrojnë deri në 100 milionë euro për të.

Megjithatë, sipas mediumit britanik Express, tani në garë është edhe Manchester Unitedit me trajnerin Jose Mourinho, i cili është i vendosur të shtojë një mesfushor qendror në skuadrën e tij para fillimit të sezonit të Ligës Premier të 2017-18.

Sipas mediave angleze edhe Verratti është i hapur për një kalim në Angli të Djajtë e Kuq, por rezistenca e PSG-së pritet të jetë e madhe edhe kësaj radhe. /Telegrafi/