Telegrafi

Verratti flet për ndeshjen me Arsenalin

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, ka thënë se dinë si ta mposhtin Arsenalin.

Sipas Verrattit ndeshja ndaj PSG-së do të jetë një test i madh për skuadrën e tij.

“Arsenal është klub i madh. Ata janë mësuar të luajnë në këtë nivel. Ata janë gjithmonë në Ligën e Kampionëve. Janë një skuadër me plot lojtarë teknik dhe potencial”.

“Ne duhet t’ia kujtojmë vetës se jemi një nga ekipet më të mëdha. Jam i lumtur që luajmë me Arsenalin. Kjo është arsyeja pse ne duam të luajmë në këtë nivel. Të luajmë me top klube në stadiume të mbushura. Kjo është fantastike”, ka thënë Verratti.

PSG dhe Arsenal janë nw grup me Baselin dhe Ludogorets. /Telegrafi/