Verona – Juventus, formacionet zyrtar
Hellas Verona dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër është mysafire e Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit italian.
Skuadra e Massimiliano Allgerit vjen nga një serie prej pesë ndeshjeve pa humbje dhe me dy fitore në dy ndeshjet e fundit, kështu që dëshiron ta vazhdojë këtë seri.
në anën tjetër, Verona ka formë të luhatshme dhe gjendet në vendet e fundit të tabelës, kështu që do të ishte e kënaqur me një barazim ndaj Bianconerëve.
Trajneri i Juventusit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa ai i Veronës starton me formacionin më të mirë të mundshëm.
Verona: Nicolas; Ferrari, Caracciolo, Heurtaux, Caceres; Romulo, Buchel, B Zuculini, Verde; Bessa; Kean
Juventus: Szczesny; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Bentancur, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Higuain
/Telegrafi/