Brescia, Fiorentina, ndërsa së fundmi është futur në garë edhe Verona për Mario Balotellin.
Klubi që është rikthyer në Serie A po kërkon ta ndërtojë një skuadër të fortë, që të mos largohet menjëherë nga elita.
Është Gazzetta dello Sport që shkruan se Hellas Verona interesohet për shërbimet e Balotelli, madje i ka bërë edhe një ofertë zyrtare sulmuesit.
Italiani është lojtar i lirë pas i ka përfunduar kontrata me Olympique Marseille.
Lojtari ka luajtur disa vite në Francë me klube si Nice e Marseille, por tani dëshiron të kthehet në Serie A.
Marrëveshja me Hellas Veronan duket e vështirë, pasi lojtari ka pasur pagë 3.5 milionë eurosh në sezon, gjë që është e vështirë të sigurohet nga klubi.
Nëse bashkohet me Veronan, Balotelli do ta ketë shok skuadre mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/