Roma e ka mposhtur Veronën në kuadër të javës së 14-të në Serie A me rezultat 3-1.
Golat për romakët në këtë takim i shënuan Justin Kluivert (17’), Diego Perotti (45’) dhe Henrikh Mkhitaryan (90+1), derisa për Veronën shënoi Marco Faraoni (21’).
Giallorossët ishin skuadër më e mirë për një nuancë, gjersa morën notën e përgjithshme 6.72, ndërsa Verona u vlerësua me 6.39.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori i vendasve, që mori notën 7.8, shkaku i golit të shënuar.
Paraqitje të mirë pati edhe Amir Rrahmani që në këtë ndeshje goditi shtyllën, por ishte i pafat të shënonte, dhe mori vlerësimin 6.5.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mbrojtësi i Veronës, Koray Gunter, që u notua me 5.5.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/