Interi ka fituar në udhëtim te Hellas Verona me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive, duke arritur edhe fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe duke u bërë lider momentalisht në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Ilic (63’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lautaro Martinez (52’) dhe Milan Skriniar (69’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili pas paraqitjes së mirë dhe një asistimi u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Samir Handanovic që pas gabimit amatoresk u vlerësua me notë 5.4.
Verona:
Inter:
/Telegrafi/