Telegrafi

Veron refuzon Cityn

Mesfushori i Estudiantes ka njoftuar se ka pasur bisedë telefonike me Mancinin, i cili ka dashur ta transferojë argjentinasin te ‘pasanikët’.

“Ua dorëzova ofertën drejtorëve të Estudiantes, ashtu që ata ta shqyrtojnë atë. Por sipas meje, nuk ka shumë hapësirë për të menduar, përgjigja ime ishte negative”.

“Tash për tash është e pamundur. Nuk bëhet fjalë për para. Dua të jem këtu pranë familjes time”, ka thënë Veron. /Telegrafi/