Telegrafi

Veron do të kthehet në Angli?

Sipas të përditshmes argjentinase Hoy de La Plata, trajneri i Cityt, Roberto Mancini, dëshiron që ta ketë Veronin te skuadra e tij e re.

34-vjeçari është vlerësuar si lojtari më i mirë në Amerikë, pas një sezoni të shkëlqyer me Estudiantes, dhe njëherit ka siguruar një vend në përfaqësuesen e Argjentinës. /Telegrafi/