Thomas Vermaelen pritet të rikthehet në kampionatin anglez Ligën Premier.
Mbrojtësi belg i cili luajti për një sezon i huazuar te Roma, pëlqehet shumë nga trajneri i Crystal Palace, Frank De Boer.
31-vjeçari pavarësisht moshës ka luajtur shumë pak që nga 2014-ta kur la Arsenalin për Barcelonën.
Gjithsesi trajneri i ri i Crystal Palace beson shumë tek eksperienca e mbrojtësit belg.
Palace ka dërguar ofertë rreth tetë milionë euro për belgun, ndërsa mediat spanjolle kanë raportuar se oferta e tyre është pranuar.
Vermaelen më parë ka luajtur në Ligën Premier me gjigantin anglez Arsenal. /Telegrafi/