Telegrafi

Vermaelen në mbështetje të Wenger

Belgu është i tronditur nga spekulimet rreth të ardhmes së Arsene Wenger, por ende mendon se francezi është njeriu i duhur për ta udhëhequr skuadrën.

“Jam i tronditur, por e di se në futboll çdokush vërtet mendon në periudha të shkurtra dhe ata nuk shikojnë në periudha të gjata”.

“Wenger ka bërë shumë për këtë klub, nuk shkon mirë për momentin, por ju duhet të qëndroni prapa tij. Ju duhet të shikoni në distanca të gjata; ai është i duhuri për këtë klub dhe ne të gjithë jemi prapa tij”, ka thënë Vermaelen. /Telegrafi/