Telegrafi

Verizon sjell BlackBerry Torch 9850

BlackBerry Torch 9850 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.7 inç, rezolucion 800 x 480, procesor 1.2GHz, kamerë me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë HD video në 720p.

Për më shumë, BlackBerry Torch 9850 posedon edhe 16GB memorie në formë të mikro SD kartelës, e cila mund të rritet edhe për 16GB tjera shtesë, ndërsa telefoni i mençur i RIM bazohet në sistemin e fundit operativ të kësaj kompanie, BlackbBerry 7.

Natyrisht, se ky model i avancuar i telefonit të mençur nuk mund të mos ketë edhe rrjetin WiFi dhe Bluetooth 2.1. / Telegrafi /