Telegrafi

Veriu shkëputet nga sistemi energjetik

Në veri të Kosovës është formuar një Kompani për shërbime energjetike, e cila do të merret me distribuimin e energjisë elektrike për veriun e Kosovës.

Kompania për shërbime energjetike “Elektrodistiribucija Sever” (“Elektrodistribucioni Veri”) është themeluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Zubin Potokut, të mërkurën në orët e mbrëmjes, në të cilën merrnin pjesë edhe Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Dejan Paviçeviq, oficer ndërlidhës i Serbisë në Kosovë dhe Vanja Udoviçiç, ministër për Rini dhe Sport i Republikës së Serbisë, shkruan Zëri.

Kompania është themeluar si shoqëri aksionare për distribuimin e energjisë elektrike “Elektrodistribucija Sever”, sh.a., ndërsa drejtor i Kompanisë është emëruar, siç është thënë, “njëri prej punëtorëve me stazh më të gjatë në ‘Elektrokosmet’ në Mitrovicë të Kosovës”, Boban Novakoviq. Me këtë akt, veriu i Kosovës përfundimisht shkëputet nga sistemi energjetik i Kosovës. /Telegrafi/