Telegrafi

Verifikohen mandatet për deputetët e rinj në Kuvendin e RMV-së

Në seancën kuvendare sot u verifikuan mandatet për deputetët e rinj.

Në seancën parlamentare janë verifikuar mandatet e Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilia Angelova, Vesna Gjorgjieva, si dhe Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, si dhe Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri nga VLEN.

Deputetët e rinj zënë vendet e Mickoskit dhe ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Ljupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviç, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani./Telegrafi/