Site icon Telegrafi

Verhofstadt: Maqedonia rrezikon të ardhmen e saj

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, dikur kryeministër i Belgjikës, anëtarë i Grupit liberal në Parlamentin Evropian, ka deklaruar sot se e ardhmja e Maqedonisë është vënë në pikëpyetje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka reaguar ndaj të dhënave se në Maqedoni në skenë është nacionalizmi që sipas tij është mënyra më e mirë për të shkatëruar të ardhmen evropiane të vendit.

”Shpërthimi i nacionalizmit është receptki më i mirë për të shkatërruar të ardhmen evropiane të secilit vend. Politikanët maqedonas nuk dëshirojnë ta lëshojnë pushtetin dhe me këtë rrezikojnë të shkaktojnë konflikt ndëretnik. Në vend të kësaj, ata duhet t’i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, të ndërmarrin përgjegjësi serioze dhe të lejojnë të formohet qeveria. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur. Tani është në pikëpyetje e ardhmja e saj”, ka deklaruar Verhofstadt./Telegrafi/

Exit mobile version