Site icon Telegrafi

Vergine, gjykata liron shoferët e kamionëve

Nëpërmjet avokatit të tyre Leonard Gremi, të pandehurit pretenduan se nuk kishin fare lidhje me kontrabandën e naftës "Vergine", pasi sipas tyre ata ishin thjesht shoferë të kamionëve.

Gjykata ka marrë masën e arrestit "detyrim paraqitje" për gjashtë shtetas të cilët janë: Vladimir Koteci, Reshat Aleksi, Flamur Merko, Genci Premce, Fadil Adurrahmani dhe Kadri Hajredini.

Me herët, gjykata u dha lirinë dy biznesmenëve të akuzuar Bajram dhe Martin Fisheku, ndërkohë që të gjashtë shoferet si dhe dy biznesmenët Hajri Elezi dhe Iliaz Fisheku, së bashku me dy punonjës të Doganës dhe Tatimeve qëndruan në qeli./Telegrafi/
 

Exit mobile version