Ekzistojnë mënyra shumë më të mira të cilat do t’ju relaksojnë shumë më mirë
Eksperti Dominic Lees-Bell ka shpjeguar se si një dush i ftohtë ndikon në trupin e njeriut.
Ai konstaton që uji i ftohtë nxit trupin tonë që të ngrohet, domethënë që përpiqet që të normalizojë dhe ta ngrejë temperaturën e trupit, pasi që ajo është ulur për shkak të veprimit të ujit të ftohtë. Në atë mënyrë, temperatura e trupit bëhet e afërt me temperaturën e jashtme.
Bel këshillon që në vend të dushit të ftohtë për freskim të provoni dush të ngrohtë, transmeton Telegrafi.
– Dushi i ngrohtë forcon qarkullimin e gjakut në trup, gjë që për pasojë ul temperaturën e trupit – thotë ai.
Se këto nuk janë vetëm hamendje të rastit, ka treguar edhe hulumtimi i Fondit Kombëtar të Gjumit, i cili në sajtin e vet shkruan që gjatë kohës së vapës, kur temperatura në ambient është e lartë, më mirë është të bëni dush me ujë të ngrohtë apo një banjë të ngrohtë.
Efektet relaksuese të banjës së ngrohtë, të cilën e bëjmë më shpesh në dimër, janë të njohura.
Sipas Institutit Kombëtar Amerikan të Zemrës, Gjakut dhe Mushkërive, do të ishte mirë që të bëni një dush të ngrohtë pak para se të shkoni në shtrat, sepse rënia e moderuar e temperaturës së trupit pas një banjë të ngrohtë ju ndihmon të flini më lehtë. /Telegrafi/