Ato e vënë me qëllim pallton krahëve, që të duken elegante dhe më të holla.
Stilin e “fërkimit të krahëve”, fillimisht e ka praktikuar drejtuesja e magazinës Vogue, Anna Wintour.
Sipas saj, mbajtja e palltos në këtë formë, e bën mesin të duket më i sheshtë.
Në fakt, për të mbajtur pallton me krahë, qëndrimi i trupit duhet të jetë i drejtë.
E, në këtë formë, ka mundësi që barku të mbahet brenda dhe gjoksi të nxjerrët më jashtë.
Me qëndrimin drejtë, qafa dhe koka, poashtu janë në pozicionin e duhur, duke bërë që trupi të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Këto janë disa nga të famshmet, që e praktikojnë mbajtjen e palltos nga krahët, transmeton Telegrafi.