Site icon Telegrafi

Vërejtje për Ligjin për Sigurimin Shëndetësor (Video)

Foto: Ilustrim

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e pagesave të Sigurimeve Shëndetësore, parasheh që çdo i punësuar e sektorit publik dhe privat do të paguajë nga 3.5 për qind të pagës dhe 3.5 për qind do ta mbulojë punëdhënësi.

“Në Ligj është e saktësuar se Sigurimi Shëndetësor i obligueshëm është e drejtë dhe detyrim për të gjithë qytetarët dhe banorët e Republikës së Kosovës dhe se të punësuarit në sektorin publik dhe privat do të ndajnë 3.5 për qind nga të ardhurat bruto, sikurse edhe punëdhënësi që do të paguajë 3.5 për qind. Të papunët të cilët nuk hyjnë në grupin e të liruarve nga pagesa për Sigurim, do të paguajnë nga dy euro në muaj për person”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njohësi i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, tha se ky Ligj duhet të lejojë një kategorizim në bazë të fitimeve që të punësuarit I kanë. Ndërsa, shton se të papunët duhet të lirohen krejtësisht nga pagesa e Sigurimit Shëndetësore. /GazetaTribuna/

Exit mobile version