Site icon Telegrafi

Vërejtje administrative nga LR-PDSH-ja për Komunën e Tetovës

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja për reforma PDSH – Dega e Tetovës lëshon këtë vërejtje administrative deri tek institucionet përgjegjëse në territorin administrativ të Komunës së Tetovës lidhur me përgjegjësinë për sigurimin e ujit të pijshëm dhe të pastër për qytetarët e Komunës së Tetovës.

Në këtë vërejtje drejtuar Komunës së Tetovës mes tjerash thuhet se ”mos inicimi i veprimit mbrojtës dhe mos plotësimi i detyrimeve të juaja brenda afatit të skajshëm ligjor prej 15 ditëve, do të krijojë pasojë juridike dhe do të kërkojmë nga organet gjyqësore shqyrtimin e padisë për krijimin e pasigurisë sipas nenit 77, nenit 183, nenit 185, n.l.me 118(1), n.119(4) të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative.

Lexo po ashtu Vazhdojnë dyshimet për cilësinë e ujit në qytetin e Tetovës (Video)

Kërkojmë veprim urgjent nga ana e institucioneve të lartëpërmendura (Komuna e Tetovës dhe NPK Tetova) brenda afatit ligjor, duke i përkujtuar që refuzojmë të ju pranojmë arsyetimet se “dëmin nuk e keni bërë ju dhe e ka bërë dikush tjetër”; dhe se “shumë shpejt do të zgjidhet problemi”. Çdo dëm i kësaj natyre, që ndodh brenda territorit administrativ të Komunës së Tetovës, sipas Ligjit, përgjegjësia i takon pikërisht institucioneve të juaja.

Ju përkujtojmë që dëmtimi i gypit kryesor furnizues me ujë të pijshëm për Tetovën ka ndodhur më date 22 Korrik 2016, ndërsa edhe pas 34 ditëve të kaluara ju nuk keni arritur të ndërmerrni asgjë.”(sic)/Telegrafi/

Exit mobile version