Një grua e cila u kap duke vjedhur para nga shtëpia e gjyshit dhe gjyshes së saj është dënuar me burgim, kjo pasi policia vendosi kamera të fshehta në apartament dhe filmoi gjithçka. Por, kjo nuk është hera e parë që ajo kishte kryer vjedhje, kohë më parë ishte filmuar duke marrë para nga mikesha e ngushtë.
Bëhet fjalë për Melissa Collier, 28-vjeçe, e cila priti derisa gjyshja e saj 83-vjeçe të largohet nga apartamenti dhe të kalojë tinëzisht pranë dhomës së gjyshit 92-vjeç, veteran i luftës që mbeti në karrocë pasi sulmit në tru, transmeton Telegrafi.
Ajo më pas u fut në dhomë dhe vodhi paratë e tyre, por kur dyshja vërejtën se po u mungonin paratë, rastin e raportuan në polici të cilët montuan kamera të fshehta në apartamentin e tyre në Yorkshire të Anglisë.
Autoritetet e sigurisë fillimisht dyshonin se paratë i kishte vjedhur kujdestarja e çiftit të moshuar, por pasi panë pamjet e kamerave të fshehta e kuptuan se bëhet fjalë për mbesën që po vidhte prej tyre para.
Megjithatë edhe pse ajo u kërkoi falje para seancës gjyqësore, ajo u dënuar me burgim. Kujtojmë që ajo më herët ishte filmuar duke vjedhur para nga mikesha e ngushtë të cilat i futi në sutjena. /Telegrafi/