Ditët e kaluara pranë plazhit me rërë dhe në netët e gjata e të ngrohta verore janë inspirime për fushatën e re të brendit Mango.
Ishulli i braktisur ka shërbyer si prapavijë e përsosur për rrobat e reja nga koleksioni veror, i cili është me materiale të tejdukshme, loja me modelet e adhuruara me vija dhe me paletën e ngjyrave neutrale transmetojnë bukurinë e peizazhit të detit dhe nxisin relaksin e shkujdesur të verës.
Të bëra nga liri i lehtë, pambuku i rehatshëm, dantella romantike dhe qëndismave, rrobat e reja Mango janë bashkim i klasikes verore dhe trendëve aktualë të cilët bashkë krijojnë koleksionin e pasur me silueta unike dhe me rroba verore me anim nga klasikja.
Derisa fustanet kanë përqafuar volumin e mëngëve, pantallonat sjellin linja klasike popullore në formë cigareje me theksim të detajeve, transmeton Telegrafi.
Veç fustaneve të bujshme dhe pantallonave elegante me linja të theksuara të cilat njësoj mirë kanë rolin e rrobave ditore dhe atyre të mbrëmjes, brenda koleksionit veror vendin e vet e kanë gjetur përfundimisht edhe kostumet tepër të bukura të larjes, të cilat kanë ruajnë karakterin romantik të tërë koleksionit dhe dollakët të krijuar nga loja me shirita lëkure ngjyrë të gështenjtë.
Në vazhdim po ju sjellin fotografitë e mrekullueshme të veshjeve Mango për koleksionin më të ri veror.