Armina Mevlani po qëndron në shtetin turk gjatë Javës së Modës në Stamboll.
Me këtë rast personeli i një prej hoteleve më prestigjioze në Turqi, “The Ritz-Carlton” është përkujdesur për një detaj mjaft të veçantë.
Bukuroshja shqiptare ka marrë një verë të personalizuar me emrin dhe foton e saj, transmeton Telegrafi.
Mevlani këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Verë e personalizuar. E dua qëndrimin në hotelin tuaj”, ka shkruar Mevlani në Instagram.