Telegrafi

Verbohet në njërin sy, pasi helika e dronit ia shqyen syrin

Djaloshi 18-muaj, ka qenë në kopshtin e tij, kur është qëlluar nga helika e dronit.

Droni që e ka qëlluar djaloshin, ishte duke u drejtuar nga një mik i familjes, kur pajisja për fluturim, ka dalë nga kontrolli.

Atë e kanë dërguar me urgjencë në një spital në Londër, por mjekët nuk kanë pasur çfarë t’i bëjnë, meqë syri tij ishte dëmtuar gjerë në rrënjë.

Familja e djaloshit ka marrë pjesë në një emision, ku ka paralajmëruar për rreziqet që i kanosen fëmijëve, po që se ata lihen të pambrojtur, transmeton Telegrafi.