Audicionet e spektaklit të talentëve të këndimit, “Albanian Star”, u mbajtën edhe në Prishtinë.
Në Teatrin Dodona talentë të rinj u paraqitën para jurisë profesionale.
Në këtë audicion mori pjesë edhe një i ri nga Deçanit, me aftësi speciale.
Leotrim Gërvalla, edhe pse me pengesë në të pamur këndoi në zhanrin popullor dhe u mirëprit me duartroktije nga gjithë publiku i pranishëm.
Gjithashtu u vlerësua edhe nga juria për të vazhduar fazat në vazhdim.
https://youtu.be/WCohbQldBmc