Agjenti i Marco Verrattit në mënyrë sensacionale ka thënë se lojtari i tij është si i burgosur te klubi francez, Paris Saint-Germain.
Duke folur për Il Corriere dello Sport, Donato di Campli jo vetëm që pohoi se PSG nuk ka dashur ta shesë lojtarin, por madje tha se ai është si i burgosur.
“PSG dëshiron të ndërtojë një ekip konkurrues që fiton në Evropë dhe jo vetëm fiton në Ligue 1 dhe Kupë të Francës”.
“Ka pasur shumë fjalë për Mbappen për një ofertë prej 150 milionë eurosh, por deri tash asnjë lojtar i kalibrit të Ligës së Kampionëve nuk ka arritur në klub”.
“Të refuzosh të shesësh Verrattin për 100 milionë euro është bërë punë krenarie, a e dini se çka më ka thënë drejtori Nasser Al-Khelaifi?”.
“Ai tha se ka ekzistuar një kontratë deri në vitin 2021 dhe se ai nuk mund ta shesë Verrattin sepse ai konsiderohet kampion dhe një lojtar përreth të cilit është ndërtuar ekipi”.
“Ai më tha se nëse do ta shesë atë, do ta rrezikonte punën dhe se në Doha nuk do t’ia falnin kurrë. Veratti është një i burgosur i Emirit të PSG-së”.
“Verratti e di me përpikmëri situatën e tij kontarktuale, por është normale që ai të jetë i lëkundur nga interesimi i Barcelonës”, deklaroi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/