Site icon Telegrafi

Vera në ballkon dhe kopsht

Vera është periudha e bujshme e vitit, e zhvillimit të bujshëm dhe e rritjes

Ata të cilët kanë qenë të punëtorë të mirë dhe kanë kultivuar lule gjatë verës tani kënaqen. Mirëpo, çfarë duhet bërë për të mbajtur kopshtin të lulëzuar gjatë gjithë periudhës së verës?

Çfarë duhet bërë për të kufizuar ujitjen e luleve?

Rregulli i artë: një prashitje = dy ujitje. Në terren të hapur, kopshti kërkon më pak ujë, por në ballkone dhe tarracat e shtëpive, disa ujitës me pika bëjnë të mundur që të pakësohen ujitjet.

Përdorimi i kashtës apo materialeve të tjera mbrojtëse është i shkëlqyer për të ruajtur lagështinë e tokës. Në të kundërt, duhen zgjedhur bimë të cilat nuk kërkojnë shumë ujë.

Çfarë duhet bërë për të larguar milingonat dhe mushkonjat që dynden në mbrëmjet verore?

Mund të përdoren kurthe si për shembull shishe me verë dhe reçel. Ato çlirojnë një aromë që i tërheq insektet, të cilat mbeten në shishe. Por mund të përdoren edhe pellgje uji me peshq të cilët hanë mushkonjat dhe vezët e tyre.

Si të shkojmë me pushime pa pasur probleme të mëdha me kopshtin?

Në rast të kopshtit, mjafton të prashitet toka, të vihet një mbulesë e freskët kashte apo materiali tjetër e të bëhet një ujitje e bollshme dhe mund të shkoni me pushime të qetë për një javë.

Në rastin e ballkonit, mund të prisni shirita gazetash bardhezi (jo me ngjyra), t’i vendosni në sipërfaqe të dheut të vazove dhe të ujisni dheun me ujë të bollshëm.

Vazot lërini në hije. Mund të përdorni edhe një fitil pambuku me njërën anë të vendosur në një kovë me ujë dhe anën tjetër në dheun e vazos. /Telegrafi/

Exit mobile version