Telegrafi

Vera kosovare Stonecastle, në supermarketet më të mëdha britanike

Siç raporton websajti i specializuar www.offlicencenews.co.uk, vera nga Republika e pavarur e Kosovës, për herë të parë do fillojë të shitet në Britani të Madhe.

“Vera e prodhuar nga rrushi vranac Stoncastle, që nga muaji mars do të lansohet dhe shitet në supermarketët më të mëdha të Britanisë së Madhe”.

”Ajo do të importohet nga prodhuesi i verës Stoncastle nga Rahovec i cili ndodhet në territorin e Ballkanit. Importimi do të bëhet nga kompania NWWS në krye me David Rowe” , thuhet në njoftim të kësaj të këtij websajti.

Kompania NWWS operon në Evropë dhe Azi.

“Gjithashtu ekzistojnë planet për dërgesimin e verës nga Sarda Group në Indi dhe Republikën e Gjeorgjisë”, thuhet më tej.

Bodrumi i verës në Rahovec është privatizuar gati prej dy vitesh dhe njëri prej aksionarëve kryesorë të saj është edhe biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan Harri Bajraktari. Ai ka premtuar që kjo lloj vere cilësore, do të gjejë treg edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/