Site icon Telegrafi

Vera është “qumështi” i të moshuarve

Vera promovon jetëgjatësinë, përmirëson kujtesën, të qetëson pas një dite të gjatë, të turpëruarve u jep kurajë, promovon bisedën, shuan mosmarrëveshjet…

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

“Të pish vetëm ujë, bëhesh memec. Këtë e dëshmojnë peshqit në det”, ka thënë shijuesi i verës, poeti i famshëm Goethe, kur fliste në një simpozium qyteti për konsumuesit e lëngut të rrushit.

Ai e dinte se çfarë është e mirë për mendjen, shëndetin dhe ndjenjën; të turpëruarve u jep kurajë, promovon bisedën dhe shuan mosmarrëveshjet.

Edhe njeriu i thjeshtë argumenton se vreshtat janë më të vjetra se sa mjekët e ngurtë dhe injorant. E po jo të gjithë mjekët janë injorant, prandaj është edhe e kundërta.

Kirurgu më i njohur gjerman, përherë ka këshilluar që pacientëve e tij, pas operacionit, përherë t’ju ofrohet me ushqimin dhe një gotë verë, për shkak të veprimit dezinfektues.

Dr. Fridrich Hoffmann i quajtur doktori i verës, përdorte lëngun e rrushit si terapi për shërimin e pacientëve të tij.

Një studim i shkollës së mjekësisë së Havarit në Boston SHBA, preferonte konsumimin e verës 04 dl në ditë për t’u mbrojtur nga rreziku i infarktit. Nuk ka ndonjë ilaç tjetër që shkakton një normë të tillë suksesi që ndikon kaq mirë në funksionimin e zemrës.

Apostoli Paulus, e këshillonte nxënësin e tij Thimothiusin që të mos pinte vetëm ujë, por edhe pak verë për stomak dhe sëmundjet tjera të shpeshta.

Vera është e mirë për shërimin tënd, për shkak se alkooli në vetvete në trupin e njeriut, nuk është substancë e huaj. Ai lind natyrshëm, nëpërmjet proceseve fermentuese në stomak dhe zorrë nga 0,003 deri 0,03 promile dhe për një funksion të mirë të mëlçisë janë doza normale.

Gjithmonë Paracelsusi para 400 viteve konsideronte se vetëm doza e tepruar mund ta bëjë helmuese. Kush shikon thellë në gotë, luan me mirëqenien e vet. Nëse pihet në sasi të arsyeshme, vera mund të jetë një eliksir i dobishëm.

Shumë të tjerë, verën e quajnë “qumështi i të moshuarve” për efektet e saj stimuluese në nerva dhe tru.

Verërat e bardha, por dhe të kuqet acidike, janë të mira për tretjen tek te moshuarit.

Pija e Bacchusit vera, është thjesht e mirë edhe si dezinfektuese për sëmundjet që vijnë nga të ftohtit, ndërsa , sidomos e bardha, ka efekte pozitive në frymëmarrje.

Shpikësi i penicilinës Alexander Fleming ka thënë se penicilina është avokati më i mirë në mbrojtjen e njeriut. Ajo shëron njerëzit, prandaj dhe vera përmban penicilinë; kur ajo kombinohet me djathin, është mrekullia vet. /Telegrafi/

Exit mobile version