Shkencëtarët kanë konfirmuar se vera e vitit 2024 theu rekordet globale të nxehtësisë për të dytin vit radhazi, duke e bërë atë të jetë viti më i nxehtë në histori.
Të dhënat nga Copernicus, agjencia evropiane e ndryshimeve klimatike, tregojnë se nga muaji qershor deri në gusht ishte periudha më e ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940.
Rekordet e vendosura vetëm vitin e kaluar tashmë janë thyer pasi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, me një nxitje të përkohshme nga El Nino, po rrit vazhdimisht temperaturat dhe motin ekstrem, thanë shkencëtarët.
Vera meteorologjike veriore – qershor, korrik dhe gusht ishte mesatarisht 16.8 gradë Celsius, sipas Kopernikut.
Kjo është 0,03 gradë Celsius më e ngrohtë se rekordi i arritur gjatë vitit 2023, shkruajnë mediat e huaja.
“Këto shifra tregojnë se si kriza klimatike po e shton kontrollin ndaj neve”, tha Stefan Rahmstorf, klimatolog në Institutin për Kërkime Klimatike në Potsdam. /Telegrafi/