Kosova së paku për një produkt mund të konkurrojë me vendet më të mëdha në Evropë.
Ajo është vera e kuqe e cila prodhohet në vendin tonë, nga vreshtat e Kosovës.
Në një postim në Facebook të drejtorit gjeneral të Stone Castle, Avdi Gecaj, konfirmohet vlerësimi enorm prej 92 pikësh për verën Vranac Premium.
Vlerësimi e bën verën e kuqe të Kosovës një prej verërave më të mira në Evropë konstatuar nga shtëpia e verës në Westchester Wine House.
Tash e sa kohë Stone Castle, por edhe prodhues tjerë kosovarë kanë realizuar eksporte të mëdha të verës në Evropë, kurse kohë më parë edhe në SHBA u realizuan eksportet e para të verës kosovare nga Stone Castle. /Telegrafi/