Këta hulumtues thonë se si shkaktar të lëndimit të dhëmbëve nuk është prejardhja, viti i prodhimit apo përqendrimi i alkoolit, porse faktori pH i verës së bardhë dhe kohëzgjatja e kontaktit me dhëmbët.
Revista “Nutritional Research” njofton se vera e bardhë ka dukshëm efekt më të madh negativ te dhëmbët në krahasim me verën e zezë.
Për këtë arsye, autorët e studimit rekomandojnë që konsumimi i verës së bardhë të kombinohet me djathë, sepse kalciumi (i pranishëm në djathë) mund të pengojë dëmtimin smaltit të dhëmbëve. /Telegrafi/