Ish-i burgosuri politik dhe veterani i UÇK-së, Haki Morina, ua ka kushtuar ca vargje shokëve të tij në pushtet.
“Mos kërkoni emra te përveçëm, sepse ata dihen!”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook.
Morina nga Gllareva e Klinës, në vitet ’80 ka qenë edhe redaktor i revistës ilegale “Zëri i Kosovës”, transmeton Telegrafi.
Poezinë që ia kushtoi ai shokëve, është si më poshtë.
“PORTRETI I PUSHTETARIT
Në lavdinë e ëmbël të karriges së fituar,
në vilen, me asfaltin te dera, e oborrin me rrush
me kocka, me bar, me trëndafila lulëzuar,
kush thotë se s’ka Cobo Rrapush?
Nga pocërka, në banje me nxehje, masazhe e bojler
Në tru akoma i kërcet derë e ngrirë qenefi
Në vend të fllanikut katër frigoriferë,
thotë me vete: është kohe xheneti
Zgjohet nga ëndrra i djersitur
Nga frika se është kthyer në botën e vet,
nga xhamat e avionit, flet me zë te ngjirur
poshtë pocërka, unë jam pushtet”. /Telegrafi/