Veprimtari nga Mitrovica, me qëndrim në Holandë, Fitim Ismajli, drejtor i Shkollës Norderpoort nga Groningeni i Holandës, ka siguruar edhe 500 kompjuterë për shkollat e komunës së Mitrovicës, të cilët do të arrijnë para Vitit të Ri.
Sipas një njoftimi të Komunës së Mitrovicës, Ismajli edhe më parë ka sjell nga Holanda donacione të shumta me vlerë pre dhjetëra mijëra euro, sikur ishte ai i para një viti, kur dhuroi për shkollat e komunës 300 lap-top.
Të hënë, veprimtari Ismajli është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Pajazit Hajzeri, të cilët i ka njoftuar me aktivitetin që ai zhvillon në qytetin Groningen, ku edhe është drejtor i shkollës së lartpërmendur.
Ai tha se nxënësit mësimdhënësit, dhe drejtuesit tjerë të shkollës janë fare mirë të njohur me situatën e vështirë në shkollat e Mitrovicës, andaj edhe janë treguar shumë të interesuar që të ndihmojnë për përmirësimin e këtyre kushteve.
“Vlera aktuale e kompjuterëve që janë pak të përdorur në Holandë kap shumën prej mbi 80.000 euro”, ka thënë ai. /Telegrafi/