Në shkollat e Tetovës shitet drogë, nxënësit mbajnë armë të ftohta, ndërsa ka edhe femra që bëjnë prostitucion të fshehtë. Këto janë disa nga konkluzionet që kanë dalë sot në një panel diskutimi ku të pranishëm ishin përfaqësues të shkollave, policisë qendrës për punë sociale komuna Tetovës por edhe institucionet tjera. Drejtoresha e shkollës “Kirili dhe Metodi” Sihana Kaba Kasami thotë se në shkolla, por edhe te prindërit duhet të ngrihet vetëdija. Sipas sajë shkollat i paraqesin problemet, por institucionet nuk marrin masa.
“U informuam se kemi rast të përdorimit të drogës në moshën e mitur, kemi prostitucion në moshën e mitur sa që këto rast nuk duhet të heshtën. Këto duhet të dalin në sipërfaqe një orë e më parë, flasim për rast nën moshën 14 vjeçare, janë fëmijët tanë të cilës do qoftë shkollë. Pra të gjithë duhet të bëhemi sy e vesh dhe rastet të mos fshehën përtej asaj se a do na pëson ndonjë penalitet. Neve si udhëheqës apo diçka tjetër, me rëndësi është që t’i shpëtojmë. Fëmijët që nga mosha e mitur të hynë në kësisoj rrugë është një problem që një orë e përpara t’i shpëtojmë se ata presin ndihmën tonë.”- deklaroi Sihana Kaba Kasami – drejtoresh e shkollës.
Sociologët apelojnë që prindërit të fokusohen më shumë te fëmijët, sepse sipas saj prindërit janë ata që duhet të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve.
“Në këtë rast unë do kisha veçuar rolin që kanë prindërit, se sa ata bashkëpunojnë në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtë për gjërat që sjell prostitucioni i fshehët, përdorimi i narkotikëve apo edhe shumë sjellje tjera devijuese. Komunikimi permanent dhe kontrolli permanent i prindërve gjatë orarit kur ata janë jashtë shkollës do ishte e nevojshme që t’i shprehim problemin që kanë dhe prindi të jetë në rolin mbrojtës të fëmijës së tij.”- tha Ardita Abduli Reka – sociologe.
Blerta Ahmeti, kryetare e këshillit komunal të Tetovës për parandalimin e delikuencës, thotë se tash ky këshill është formuar dhe kanë dalë në përfundim se duhet të rritet vetëdija tek një pjesë e prindërve që të kenë më shumë interesim për fëmijët e tyre në atë se çfarë bëjnë në shkollë.
“Ajo që ishte një prej pikave kyçe ka të bëj me forcimin e prindërve në raport me shkollat, pasi që nga shkolla te ndryshme morëm informacion që jo të gjithë prindërit tregojnë interesimin e duhur kur vinë në shprehje mbrojtja e interesit të fëmijët apo kur në ato raste tek fëmijët paraqitet një problem apo në rast kur paraqitet një situatë kur duhet të intervenohet nga ana a e institucionet e caktuara, duke filluar nga vetë shkolla.”- pohoi Blerta Ahmeti kryetare e këshilit Delikuencës.
Shumë shkolla në Tetovë nuk kanë psikolog, pedagog por edhe defektolog dhe kjo është një problem në vetë që bën që shkollat të mos kenë kuadër të duhur për të bashkëpunuar apo zgjidhur problemet që paraqiten në shkollë. Disa shkolla në Tetovë janë të shpërndara në disa objekte ndërsa kanë në dispozicion vetëm një psikolog.