Louie Taylor ishte duke udhëhequr një grup të turistëve, nëpër një rezervat të Afrikës së Jugut, kur para tij doli një elefant dhe nuk po ia lëshonte rrugën.
Në atë moment, udhëheqësi i turistëve bëri një veprim të thjeshtë dhe zmbrapsi elefantin që nuk dukej aspak miqësor, ndërsa ishte bashkë me një tutë të tjerë, transmeton Telegrafi.
Mjaftoi që ai të kërciste gishtat dhe të bënte me dorë ndaj kafshës gjigante, që u kthye prapa dhe i liroi rrugën.
Forma se si veproi, është pëlqyer shumë, ndërsa është komentuar si gjest që e bëjnë ata që janë mësuar të lëvizin në këto zona. /Telegrafi/