Ish- deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në mënyrë figurative i ka vënë prangat një personi i cili mbante një maskë në fytyrë me pamjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai u shpreh se ky është një akt simbolik dhe kjo do të ishte pamja e kryebashkiakut së shpejti.
Ndërkohë ka marrë fund dhe protesta e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe Rithemelimit përpara bashkisë së Tiranë.
Në një skenar të përsëritur edhe në protestat e radhës, edhe këtë herë mbështetësit e opozitës për dy orë me radhë u përplasën me punonjësit e policisë dhe hodhën molotovë, vezë e mollë në drejtim të godinës së Bashkisë.
Teksa, kërkohej sërish dorëheqja e Erion Veliajt për çështjen 5D dhe inceneratorët, e vetmja arritje e protestuesve dhe organizatorëve ishte heqja e një pjese të gardhit metalik të vendosur para rreshtit të efektivëve, ndërkohë që Belind Këlliçi i vendosi në mënyrë simbolike prangat një mbështetësi të tij, të maskuar si kryebashkiaku. /Telegafi/