Telegrafi

Veprimi qesharak i kangurit pasi lëshoi gazra (Video)

Georgina Steytler nga Perth i Australisë, e ka filmuar njërin prej kangurëve që i adoptoi së fundi, teksa lëshonte gazra gjatë tërë kohës.

Por, ajo nuk priste që ai pasi të jetë liruar, ta vërvitë putrën, sikur donte ta largonte erën e keqe dhe mos ta shqetësonte kangurin që kishte prapa, transmeton Telegrafi.

“Hëngri shumë dhe pastaj kishte gazra të shpeshta, andaj desha t’ju tregojë miqve se çfarë po i ndodhte. Nuk e prita këtë reagim”, ka shkruar Steytler, përbri videos së postuar.

Reagimi qesharak që bëri kafsha, ka bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi, teksa grumbulloi shumë reagime pozitive. /Telegrafi/