Telegrafi

Veprimi i pabesueshëm i qenit u regjistrua nga kamerat e vëzhgimit

Ky është momenti kur qeni në Kinë këputi kabllon ku po karikohej një biçikletë elektrike për të shmangur një zjarr masiv.

Pronari si duket nuk ishte në shtëpi por e kishte lënë biçikletën të mbushej, transmeton Telegrafi.

Në një momenti mori flakë kablloja elektrike dhe qeni u nis menjëherë për ta ndaluar zjarrin e mëtejshëm.

Ai fillimisht u përpoq ta hiqte nga porti mbushës, por nuk ia arriti kështu që e këputi menjëherë.

Pronari i tij, pa e ditur fillimisht, mendoi se qeni kishte bërë një sherr të madh. /Telegrafi/