Site icon Telegrafi

Veprimi mbresëlënës i peshkatarit, ndaj të riut që e gjeti duke fjetur në shtëpizën e tij (Foto)

Gordon Pryor nga Mangawghai i Zelandës së Re, po lavdërohet nga të gjithë, pasi nuk ia prishi ghumin të riut të panjohur të flinte në divanin e shtëpizës së tij.

Me të parë atë teksa flinte i mbuluar me një qese mbeturinash, 60-vjeçari nuk e zgjoi, por shkoi në kuzhinë për të përgatitur kafe, transmeton Telegrafi.

“Ta zgjoja dhe ta pyesja në detaje se çfarë kërkon këtu, duke e bezdisur që në mëngjes? Vendosa ta lija të flinte sa të donte. Pse ta pengoja”, ka thënë Pryor.

Coetze në gjumë

Peshkatarit nuk i pengonte prania e tij, por ishte i interesuar për të, andaj e fotografoi dhe ua dërgoi banorëve të zonës, për t’i pyetur nëse e njihnin.

Derisa të gjithë e lavdëronin për veprimin e ndershëm, ishin të interesuar se si përfundoi aty.

Së bashku me pronarin Pryeor

“E preka lehtë në krah dhe i thashë se gjithçka është në rregull, ndërsa i ofrova të pinte diçka. Ishte i hutuar, por e mori vetën në kontroll”, ka shpjeguar ai.

Pasi u ulën dhe biseduan, u kuptua se ai ishte Loouise Coetze që kishte qenë në një festival që u zhvillua në atë zonë dhe pasi nuk e zuri autobusin, provoi disa dyer derisa hyri në njërën që ishte e hapur.

Atë e ka marrë një mik me veturë, por jo para se nikoqiri t’i thoshte se në atë qytezë ka shumë vajza të reja që do donin ta takonin. /Telegrafi/

Exit mobile version